Ish-kryeministri Sali Berisha, e quajti Asamblenë e një dite më parë të Partisë Socialiste, të turpshme. Teksa artikuloi opinionin e tij, Berisha tha në foltoren e Kuvendit se shpallja e partisë mbi Shqipërinë, është një akt i tradhtisë kombëtare.

?Deklaratat e Asamblesë tuaj e bëjnë tepër të rrezikshëm qëndrimin tuaj në pushtet për interesat kombëtare, jashtë çdo lloj imagjinate që një politikan mund të deklarojë se e para është partia. Kjo ishte e Enver Hoxhës, dhe kjo është motër e Edi Ramës i cili s?meriton të jetë në parlament. Enver Hoxha e respektonte një automat të votimit çdo 4 vjet, pa rival por e bënte dhe dilte me 100% , por Edi Rama as këtë nuk e respekton. Do thoni se ky është problemi juaj, por ky është akti stalinist më i turpshëm në historinë e vendit,? tha Berisha.

Ish kryeministri hodhi akuza edhe në drejtim të Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, për të cilin tha se bashkë me kryeministrin Rama shpallën zero problemin me fqinjët.
Sipas Berishës, qeveria ka vënë gjithçka në funksion të partisë së saj.

Akuzave të Berishës iu është kundërpërgjigjur deputeti socialist Erion Braçe, duke deklaruar se në 25 vite PS nuk e ka vënë asnjëherë në rrezik interesin e Shqipërisë, por i ka shërbyer asaj.

?Je ti ai që i ke shitur interesat e Shqipërisë,? i tha Braçe Berishës.