BULQIZË- 7 marsi, "Dita e Mësuesit", është kthyer në makth për nxënësit e një shkolle 9-vjeçare në Bulqizë, ndërsa në shkollat e tjera bëhej festë.

Kjo për shkak se një rast i paprecedentë dhune ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare të "Orzhanovës" në Ostren, pasi nxënësit e klasës së katërt janë rrahur nga mësuesi i tyre Agim Muça.

Si pasojë e dhunës, 4 prej nxënësëve kanë përfunduar në spital në gjendje të rëndë. Kanë qenë mësuesit e nxënësve ata që denoncuan dhunën barbare ndaj fëmijëve të tyre.

Menjëherë pas denoncimit, përfaqësues të Drejtorisë Arsimore të Bulqizës kanë mbërritur pranë shkollës dhe kanë pushuar nga puna mësuesin Agim Muça, 63 vjeç i cili është arrestuar nga Policia e Dibrës.

Rastet e dhunës së mësuesve ndaj nxënëseve në shkollat shqiptare, janë jo pak të përsëritura, por rasti në fjalë kërkon vëmendje maksimale nga Ministria e Arsimit e cila duhet të marrë masa.