Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani i është përgjigjur kërkesës së komisionit hetimor për të dëshmuar rreth auditit në serverin e tatimeve.

Ish minintri është shprehur se ky audit është kryer për shkak të dyshimeve për skemën e rimbursimit të TVSH.

Por për demokratët të cilët kërkuan edhe ngritjen e këtij komisioni ky veprim i ish ministrit ishte i pabazuar në ligj, çka u hodh poshtë nga ish ministri i cili tha se ky proces është kryer në përputhje me ligjin për auditimin.

Dëshmia e ish ministrit është shoqëruar me debate të forta mes Ristanit dhe Canit, pasi deputetit demokrat është shprehur se nuk mund të kryhet një audit thjeshtë se i pëlqen shefit.

Ish ministri tha se PD po i bën mbrojtje politike kësaj vjedhje e kjo është e papranueshme, madje ai i sygjeron ministrit të ri të financave të kryejë një tjetër audit, pasi është i bindur se aty ka vjedhje.

Komisioni hetimor do të vijojë seancat me të tjera dëgjesa me zyrtarë të tatimeve.

Deputeti Ervin Koçi ka deklaruar se opozita po bën politikë dhe është pa argumente duke u marrë me detaje anësore dhe qesharake.

?Opozita po e shfrytëzon për teatër politik. Komisioni për herë të 3 dhe dosja e mbyllur e Prokurorisë për "Serverin e Tatimeve", e ka lënë opozitën pa argument, ndaj opozita nuk kërkon më thelbin e problemit, por merret me detaje anësore dhe qesharake.Teatri Politik i opozitës nuk respekton vullnetin e vazhdueshëm tonin për te nxjerrë në shesh të vërtetën se cfarë cënimi sigurie dhe papërgjegjshmërie të përsëritur dhe të vazhdueshme ka pasur nga qeveria e vjetër për të dhënat më të rëndësishme financiare të sistemit tonë ekonomik dhe të biznesit të ndershëm shqiptar që beson në një shtet të përgjegjshëm dhe transparent. Për mazhorancën e sotme është kriminale papërgjegjshmëria për të mos audituar dhe garantuar asnjëherë në 8 vite truri elektronik i ekonomisë dhe financave të shqiptarëve? ka thënë ai.

Ja disa nga pyetje - përgjigjiet

Arben Ristani- Canit: Pse krijuat grupin e auditit për Serverin e Tatimeve?

Shkëlqim Cani: Auditi pas dyshimeve për skemën e rimbursimit të TVSH. Kisha sinjalizime nga Tatimet për ndërhyrje në sistem. Kam zbatuar rregulloren për auditin

Cani: Kam bindjen se aty ka vjedhje, duhet sërish audit. PD po mbron politikisht vjedhjen, pse jeni kundër auditit.

Ristani: Audituesit morën të dhënat dhe u larguan. Auditi veproi pa ligj dhe pa procedurë