TIRANË - Asambleja aktuale e Partisë Socialiste është shkrirë. Mbledhja e 9 marsit qe e fundit për të. Kongresi Zgjedhor i PS-së në 19 mars do të zgjedhë asamblenë e re e cila do të ketë një shpërndarje të re përfaqësimi për çdo bashki socialiste. ?Propozimi i Kandidaturave për anëtarë të Asamblesë Kombëtare bëhet nga delegatët e Kongresit të PS-së.

Në takim marrin pjesë delegatët e zgjedhur me parimin një anëtar një votë dhe delegatët ex officio. Takimi i delegatëve zhvillohet në bazë qarku dhe mbledhja drejtohet nga drejtuesi politik i rajonit, pra koordinatori socialist?-thuhet në udhëzimin e Kryetarit të Asamblesë, Gramoz Ruçi që Shqiptarja.com disponon. Norma e përfaqësimit për anëtarët e Asamblesë Kombëtare që zgjidhen nga Kongresi është një anëtar në Asamblenë Kombëtare për 500 anëtarë partie. Ky udhëzim cakton dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.

?Kandidaturat që do të propozohen për anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS-së duhet të plotësojë këto kritere: Arsim i lartë, ku përparësi kanë kandidaturat me grada e tituj shkencorë; Përgjegjshmëri politike, kontribut dhe angazhim politik aktiv në strukturat e partisë në zbatim të programit të PS-së e të reformave të ndërmarra nga qeveria e koalicioni ASHE, përkushtim ndaj interesave të anëtarësisë së partisë; Integritet moral dhe ligjor i figurës së kandidaturave që propozohen.

Kandidaturat e propozuara për anëtarë të asamblesë nuk duhet të kenë apo të ketë pasur probleme me ligjin apo organet ligjzbatuese dhe ato të drejtësisë; Reputacion në anëtarësi; të mos ketë status të nëpunësit civil në komunitetin e rajonit apo bashkisë dhe aftësi drejtuese, menaxhuese, komunikuese dhe të punës në ekip?-thuhet në udhëzim. Sipas tij, 50 % e kandidaturave duhet të jenë femra, ndërsa 20 % duhet të jenë nën 30 vjeç. Deri në 15 mars kandidaturat pranë Departamentit të Koordinimit e Organizimit të Partisë.

Pjesë e ndryshimeve është bërë dhe numri i përgjithshëm i anëtarëve të Asamblesë së PS-së, të cilët do të rinovohen gjatë kongresit, duke e rritur numrin me 80 anëtarë. ?Numri i anëtarëve të Asamblesë ex officio shkon në 145 vetë, dhe AK shkon në rreth 300 anëtarë nga 220 që është tani. Lista fituese e kandidatëve për anëtarë të Asamblesë do të përmbajë jo më pak se 40% të anëtarëve nga secila gjini dhe 10% e këtyre listave duhet të jenë anëtarë të FRESSH?-thuhet në një tjetër nen të ndryshuar të Statutit të Partisë Socialiste. ?Sekretari i Përgjithshëm zgjidhet nga Kongresi. Sekretarët Ekzekutivë zgjidhen nga Asambleja Kombëtare. Kryefinancieri zgjidhet nga Asambleja Kombëtare?-thuhet në statut.