Surprise Me!

Report TV - Aksioni i PD, Bozdo: Takime me qytetarët, protesta e riorganizim

2016-03-13 1 Dailymotion

Demokratët kanë një aksion të qartë tredimensional përballë qeverisë së majtë. Sekretari organizativ në PD Enno Bozdo gjatë një interviste për Report tv thotë se PD është e angazhuar në takime intensive me qytetarët për t?u njohur me shqetësimet dhe problematikat që ata ngrenë, protesta në rrethe sipas problematikave përkatëse dhe riorganizim të partisë.

Sipas tij ky është një detyrim që ka opozita në misionin e saj e kjo përforcohet edhe përballë situatës dramatike për shkak të keqqeverisjes. Sekretari organizativ i PD thotë se shumë shpejt PD do të nisë të shpalosë programin e saj të plotë për qytetarët.

?Unë do të thoja që këto janë aksione të cilat jo vetëm nuk përjashtojnë njëri tjetrin pra: së pari organizimi i protestave apo nxitja e protestave vendore në mënyrë që qytetarët të kërkojnë atë që u takon atyre. Së dyti kontaktet e kryetarit të partisë më qytetarët e treta dhe orgaizimi i partisë , që është cështje e brendshme e partisë, të gjitha këto shkojnë shumë mirë sëbashku, në besojmë do fillojmë shumë shpejt , kur them shumë shpejt është çështje ditësh dhe besojmë se e gjithë kjo që po ndërmarrim nuk është një sforcim në axhendën politike të opozitës por është detyra që opozita duhet të bëjë. - Strukturat? Kjo është pjesë e brendshme e Pd. Një parti që nuk punon me strukturat është e destinuar të dështojë,? tha Bozdo.

Por a ka ky aksion në vetvete qëllim zgjedhjet e parakohshme? Enno Bozdo thotë se cdo opozitë duhet të jetë e përgatitur për një skenar të tillë që në momentin kur kalon në opozitë.

Për fushatën e anëtarësimeve të reja në PS, Bozdo heq paralele me atë që ndodhte para viteve 90 në Shqipëri.

?PS trashëgon atë që të gjithë ata që i mbajnë mend vitet përpara 90 e dinë fare mirë se çfarë ishte fushata e pranimeve në parti dhe shifra të tilla që jepen apo serviren nga kryeministri është qesharake. Pasi janë zhgënjyer e pasi kanë kuptuar se ajo që është premtuar 3 vite më parë në të gjitha frontet ka rezultuar jo vetëm e pamundur për t?u realizuar por tashmë dhe një gënjeshtër. Këto janë fushata që praktikisht unë për veten time nuk do t?i preferoja për t?i përdorur në PD,? deklaroi Bozdo.

Sfida për të fituar përballë qeverisë është e mundur. Enno Bozdo thotë se PD ka mundur partinë e punës edhe sot e ka më të lehtë një fitore përballë një qeverie që sipas tij ka nivelin më të ulët të mbështetjes qytetare.

Buy Now on CodeCanyon