Shoqëria civile ka organizuar sot një proteston për pallatin 13-katësh që do ndërtohet në hyrje të parkut të liqenit artificial, pranë Fakultetit Ekonomik.

Një grup aktivistësh të lëvizjes ?Qytetarët për Parkun? kanë vendosur lule në vendin ku do ndërtohet pallati, pasi sipas tyre tashmë parku i liqenit artificial mund të quhet i vdekur.

Ata kanë vendosur edhe një pllakatë me mbi shkrimin "Këtu prehet Rilindja, 2013-2013".

Zirkon Disha u shpreh se për të ndërtuar këtë pallat janë prerë pemët.

Madje përfaqësuesit e Shoqërisë Civile thonë se pallati nuk do të jetë 13-kate, por 22.

Kjo është protesta e parë që po zhvillohet për këtë pallat, ndërkohë që asnjë institucion qendror ose vendor nuk ka reaguar në lidhje me lejen e ndërtimit.

Sipas Zirkon Dishës protestat nuk do të ndalen për pallatin.

Prej një muaji Report TV ka denoncuar ndërtimin e një godine 13-katëshe shumë pak metra pranë parkut të liqenit artificial.

Pas këtij ndërtimi qëndron zyrtarisht një qytetarë indian, por dyshohet se pas tij fshihet biznesmeni Samir Mane dhe ndoshta disa të tjerë.

Ortaku kryesor i shoqërisë që ka fituar lejen e ndërtimit në fakt, është një kompani offf-shore e regjistruar në parajsa fiskale.