Partia Demokratike denoncoi sot se Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve në Rrëshen penalizon disa fshatra.

Deputetja demokrate, Albina Deda u shpreh se rreth 18 mijë banorë të Mirditës nuk furnizohen me ujë të pijshëm, si pasojë e mosvënies në funksion të ujësjellësit, pavarësisht se sipas saj janë shpenzuar 3 milionë dollarë. ?Banorët i bëjnë apel instancave përkatëse të gjejnë një zgjidhje?, u shpreh Deda.

Ndërkaq, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve ka reaguar pas akuzave të deputetes së PD.

Në një dalje për mediat, Guri Aliaj shprehet se akuzat janë të gjitha mashtrime pasi investimi në ujësjellësin e Rrëshenit ka përfunduar dhe Ministria nuk ka detyrime financiare.

Sipas Aliajt, problemet në këtë zonë kanë ardhur sipasojë e moslidhjes së kontratave nga ana e qytetarëve.