TIRANE - Duke filluar nga data 4 maj nis de facto zbatimi i ligjit të dekriminalizimit. Zyrtarët kanë 15 ditë kohë për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit të së kaluarës së tyre.

?Mosparaqitja e tij përbën shkak për moskandidim, mosemërim apo moszgjedhje në funksionin publik", -thuhet në vendimi e publikuar në fletoren zyrtare.

Në rast se zyrtari nuk e ka plotësuar saktë atë, institucioni ku punon i lë dhe 10 ditë kohë të ndreqë gabimin, në të kundërt nisin penalizimet që parashikojnë, pushim nga puna, ose heqje mandati.

Vetëdeklarimet publikohen në faqen online të institucionit ku zyrtari punon.

?Organi përgjegjës, brenda muajit mars të çdo viti, informon Kuvendin dhe Prokurorin e Përgjithshëm, për numrin e personave që kanë rezultuar në kushtet e ndalimit, apo që nuk kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit", -thuhet në vendimin e publikuar në faqen zyrtare.

Formularët e vetëdeklarimit dhe të dhënat e përfshira në to mund të bëhen publike në çdo kohë dhe pa asnjë kufizim, para dhe pas datës së zgjedhjeve , votimeve në Kuvend apo emërimit.

Brenda 3 muajve nga skadimi i afatit të vetë deklararimi, institucioni është i detyruar të verifikojë të dhënat e deklaruara nga punonjësit e tij.

Që prej këtij momenti, Prokuroria e Përgjithshme ka 15 ditë kohë të thellojë hetimet. Nëse provohen shkelje, zyrtari shkarkohet ose i hiqet mandati jo më vonë se 10 ditë nga përfundimi i hetimeve.