GJIROKASTER - Ndërsa emigrantet që synojnë të shfrytëzojnë Shqipërinë si rrugë kalimi për në vendet e BE, janë pranë kufirit, kryeparlamentari Ilir Meta ka folur për herë të parë për këtë çështje.<br /> <br />Shqipëria do të japë kontributin brenda mundësive dhe kapaciteteve qe ka, SHBA dhe BE do të duhet që t?i japin fund krizës në vendet e origjinës, - ka sqaruar kreu i ekzekutivit.<br /><br />"Mendoj se zgjidhja kryesore lidhur me krizën e refugjatëve nuk është thjesht përballimi dhe pasojat e krizës, por është përqendrimi i BE-së, i SHBA-ve dhe i aktorëve të tjerë të rëndësishëm, për t?i dhënë fund konfliktit në Siri dhe vatrave të konfliktit edhe në zona të tjera, nga ku kemi aktualisht burimin e krizës, por edhe burimin e refugjatëve që duan t?i largohen luftës. Përsa i takon përballimit të kësaj krize, sigurisht që Shqipëria si një vend demokratik por edhe si pjesë e komunitetit euro-atlantik dhe atij europian në ndarjen e vlerave, jam i bindur do të japë kontributin e saj për aq sa i ka mundësitë dhe kapacitetet e saj", tha Meta.