Surprise Me!

Reprot TV - Manjani gjyqtarëve në Durrës: Keni probleme të mëdha krimin e pronat

2016-03-15 0 Dailymotion

Ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka përfituar nga një takim i organizuar nga prezenca e OSBE-së në vendin tonë për dënimet alternative, që t?iu drejtohet gjyqtarëve në shkallë vendi me tone mjaft të ashpra për performancën e tyre në ushtrimin e detyrës. Duke cekur veçanërisht gjyqtarët e Durrësit, ai iu ka bërë thirrje që të bëjnë drejtësi, pasi askush nuk do i mbrojë.

Edhe pse takimi ishte për shërbimin e provës, Manjani u mor më shumë me sistemin e drejtësisë i cili vazhdon të shfaqë probleme të mëdha dhe ka humbur me kohë besimin e njerëzve.

?Populli ankohet për ju "tha Manjani."Qeverisje të mirë pa drejtësi nuk ka" vazhdoi ai ?dhe ky është një problem i madh?.

Manjani ka shtuar se, janë mijëra ha tokë të grabitura në bregdet.

Grabitja e pronës është krim i madh dhe nuk do toleroj asnjë vendim tuajin për vendime që do të rezultojnë të padrejta. Gjykata e Vlorës është në drejtim të paditur dhe më pak ajo e Durrësit. Precedenti i Sokol Mjacajt,vrasësit të turistëve çekë,vazhdon të aplikohet si një standard nga shumë gjyqtarë. Nuk ka shtet pa gjykatë. Por gjykata po shkon në drejtim të paditur? theksoi Manjani.

Duke u ndalur tek Gjykata Administratiove, Manjani iu ka bërë thirrje gjyqtarëve që të distancohen nga ata gjyqtarë që po dështojnë me deklarimin e pasurive.

?Gjykata Administrative u krijua për vendime të shpejta dhe po na krijohet një qeveri e re. Kjo gjykatë po merr përsipër të bëjë vlerësimin e punës të nëpunësve civilë. Distancohuni nga kolegët tuaj të cilët po dështojnë në deklarimin e pasurive? shtoi më tej ai.

Kryetari i prezencës së OSBE Florian Raunig theksoi se, futja në burg e shkelësve të ligjit nuk është e vetmja zgjidhje që i bën njerëzit të ndihen të sigurt. Prezenca ka rekomanduar përdorim më të gjerë të dënimeve alternative,duke përfshirë edhe shërbimin e provës.

Buy Now on CodeCanyon