Ky objekt i shkatërruar në rrugen Lezhë-Shëngjin është kthyer në një banese në të cilen jetojnë 6 persona. Për shkak të pamundësive financiare të ardhur nga Puka familja e Ded Lleshit është vendosur në këtë vend prej tre vitesh.
Pa dyer, dritare, çati që që fut brenda gjithçka që bie jashtë dhe me mungesë të kushtëve elemetarë siç ujë pijshem dhe energjia elektrike është përditshmeria me të cilen përballet kjo familje.
Gjendjen së rëndë me të cilen ata jetojnë i shtohet edhe sëmundja e 4 fëmijëve të kësaj familje, 2 prej të cilëve kanë dhe probleme mendore dhe shpesh herë bëhen të dhunshem.Kryefamiljari Ded Lleshi thotë se jeta e tyre është një kalvar vuajtjesh dhe mundimesh, duke apeluar për ndihme që të pakten të kurojë fëmijet.

Kisha katolike është e vetmja që synon të ndihmojë këtë familje.Famulltari i Lezhës Enrike kërkon që iniciatives së tyre ti bashkohen edhe të tjerë, përfshirë edhe insitucionet.

Ky është një rast i rrallë, që kërkon nje sinsibilitet më të madh të shoqërisë dhe përgjegjshmeri të insitucionëve në ndihmë të familjëve në nevoje.