Lirimi i Domart Konjari nga burgu dhe pse gjykohet nga autoritetet franceze dhe dyshohet si i përfshirë në trafik narkotikësh e vrasje, ka ardhur si pasojë e një gafe të Prokurorisë Shqiptare.

Këte e konfirmon për ReportTV avokati i Konjarit, i cili thotë se Prokuroria dhe pse kishte 10 ditë afat u kujtua për të kërkuar masë sigurie pa patur asnjë provë të mbërritur nga pala Franceze.

Po sipas avokatit Meçi, Konjari është në gjykim në mungesë nga autoritetet francez në një proces gjyqësorë i cili po zhvillohet në mungesë pasi është prishur vendimi i shkallës së parë që e kishte dënuar atë me 10 vite burg.

Ndërkoh burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda jashtë kamerave, sqaruan për ReportTV se ndaj Konjarit ka dyshime se është përfshirë në një sërë veprash kriminale përfshire dhe vrasjen në Francë, Itali e Spanjë, por nuk sqaruan nëse këto dyshime janë argumentuar me prova në seancën gjyqësore të 14 Marsit ku 42-vjecari fitoi lirinë.