Surprise Me!

Report TV - Pandeli Majko: PS e zhurmshme, por në fund jemi të gjithë bashkë

2016-03-16 1 Dailymotion

"PS mbetet spektakli më i madh i demokracisë në Shqipëri, ku debatohet, kundërshtohet, ngrihet zëri, por në fund të gjithë jemi bashkë, sepse ju jeni bashkë". Kështu e komentoi situatën brenda PS, deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë ceremonisë së anëtarësimeve të reja në PS.<br /> <br />Sipas tij, PS do të zgjerohet edhe më shumë sepse është një forcë politike që nuk mendon vetëm për veten. "Sot, në këtë ditë ku dhjetëra të rinj e të reja, anëtarësohen në PS, dëshiroj jo si trajner, por si një nga anëtarët e PS, tu uroj atyre mirëseardhjen në familjen tonë të madhe, të zhurmshme, por është e zhurmshme se është e madhe dhe nuk mendon veç për veten e vet, por edhe për të tjerët. E ardhja jonë është e bashkëlidhur edhe me ata që nuk na votojnë, kjo është arsyeja që ne jemi të tillë, të veçantë", tha Majko.

Buy Now on CodeCanyon