Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Profesionet e lira të gjobitura për mungesë të kasës fiskale, teksa sipas ligjit të gjitha transaksionet i kryejnë me bankë, kanë fituar të drejtën në Drejtorinë e Apelimit në Tatime. Ekspertët kontabël deklarojnë se për të gjitha këto raste, gjobat janë shfuqizuar, gjë që dëshmon për abuzimet e bëra në terren nga inspektorët tatimorë gjatë fazës së parë të aksionit anti-informalitet.
Një pjesë e profesioneve të lira, që të gjitha transaksionet sipas ligjit i kryejnë me bankë dhe që u gjobitën në mënyrë të padrejtë nga tatimet për mungesë të kasës fiskale në kuadër të nismës anti- informalitet, tashmë po fitojnë të drejtën e tyre.
Drejtoria e Apelimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ka rrëzuar gjobat e vendosura nga inspektorët tatimorë, duke i dhënë të drejtë biznesit.
Ndërkaq burime zyrtare nga tatimet bëjnë të ditur se gjobat e vendosura shqyrtohen rast pas rasti në Drejtorinë e Apelimit, ku jepen edhe vendimet përkatëse.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/gjobat-per-kasat-drejtoria-e-apelimit-rrezon-penalitetet-per-profesionet-e-lira/