Në vigjile të pranverës u hap ekspozita ?Frymë pranverore? e cila solli energjitë e kësaj stine jo vetëm nga artistë nga shqipëria por edhe nga trevat shqipfolëse.
Ky është edicioni i tretë i ekspozitave të arteve pamore nga të rinjtë e Qendrës Kulturore ASA, me mbështetjen e AK Art Gallery.

Kuratori i ekspozitës si dhe drejtuesi i qendrës ?Art, Stilim dhe arkitekturë? Olgert Rakipllari, u shpreh se kjo ekspozitë përcjellë emocionet pozitive të kësaj stine, e cila përjetohet nga ta në mënyra të ndryshme.

Punimet e artistëve të rinjë me tematikën kryesore të pranverës erdhën në pikturë, skulpturë, instalacion, fotografi artistike, stilim, dizajn grafik etj. Madje disa punime ishin organizuar në formë workshop-i duke u krijuar në galerinë ku u hap ekspozita.

Kjo ekspozitë mbështet talentet e rinj dhe të spikatur, duke ofruar mundësinë e promovimit të artit të tyre në një mjedis të këndshëm dhe mikpritës.