Lulzim Basha, kryetari i partisë Demokratike, teksa vijon vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me kongresmenë amerikanë, ka theksuar sot se, nukka asnjë dilemë dhe se në Shqipëri do të ketë edhe Reformë në Drejtësi dhe zgjedhje të lira e të ndershme.<br /><br />Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë takimit me konkgresmenin Dana Rohrabacher, ku ka theksuar se, ka marrë mbështetjen e kongresmenëve amerikanë për sfidën që ka sot përpara jo vetëm Partia Demokratike por çdo qytetar shqiptar, pastrimi i politikës nga të inkriminuarit, zgjedhjet e lira dhe të ndershme si dhe reforma në drejtësi. <br /><br />"Në takimet me anëtarë të Kongresit Amerikan, me përfaqësues të lartë të administratës amerikane është diskutuar mbi shqetësimet për zhvillimet në Shqipëri e në veçanti sa i përket çështjes së dekriminalizimit. Implementimit të ligjit të dekriminalizimit dhe nxjerrjes jashtë nga politika të njerëzve me rekorde të tmerrshme kriminale që u sollën aty nga Edi Rama. Si dhe për sfidën e Shqipërisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe aprovimin e reformës në drejtësi sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias duke i hapur rrugë dialogut politik, kompromisit dhe konsensusit politik, por gjithmonë bazuar mbi rekomandimet e Komisionit të Venecias. Po kështu në këto takime e në veçanti në takimet në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë u shpreh mirënjohje për rolin e Partisë Demokratike, si dje në qeverisje ashtu edhe sot në opozitë sa i përket sfidave të sigurisë globale për të cilat Shqipëria ka dhënë dhe duhet të vazhdojë të japë kontributin e saj. Pa dyshim kontributi më kryesor që Shqipëria mund të japë dhe duhet të japë është siguria e saj duke garantuar një siguri funksionale, duke garantuar shtetin e të drejtës, duke garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, duke implementuar ligjin për dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi.Dhe kjo nuk është një çështje zgjedhjesh: O reformën në drejtësi ? O zgjedhje të lira e të ndershme? Edhe reformën në drejtësi edhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Reformën në drejtësi për të vënë para përgjegjësisë, para ligjit zyrtarët e korruptuar. Për të vënë para ligjit kriminelët me lidhje me pushtetin, të cilët bashkërisht shkelin ligjin duke i imponuar qytetarëve një tirani dhe duke qëndruar për vete me privilegjet e tyre, me korrupsionin e tyre mbi ligjin dhe jashtë ligjit sot e gjithë ditën.Dhe nga ana tjetër zgjedhje të lira dhe të ndershme për të vënë para përgjegjësisë keqqeverisjen e këtyre tre viteve. Pra, dilema nuk është reformë në drejtësi apo zgjedhje të parakohshme. Edhe reformë në drejtësi edhe zgjedhje të lira e të ndershme. Ky është mesazhi që dua të ndaj sot nga Uashingtoni dhe për të cilën kam marrë mbështetjen e plotë dhe të gjithanshme të partnerëve tanë dhe të përfaqësuesve të tyre në Kongresin Amerikan", theksoi Basha.