Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

11 avionët e ?Red Arrows?, skuadriljes akrobatike të Forcave Ajrore Mbretërore Britanike kanë mbërritur pasditen e së enjtes në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, ku u pritën nga përfaqësues të ambasadës britanike, zv/ministri i Mbrojtjes dhe personalitete të tjera.
E gjithë skuadra, do të realizojë në Tiranë një parakalim mbi Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, si pjesë e programit të forcave ajrore britanike. Kjo është hera e parë që në Shqipëri realizohet ky spektakël, ku mjetet fluturuese do të dhurojnë për kryeqytetasit një ?show? nëpërmjet akrobacive në ajër. Mesa duket, pilotët e kishin rezervuar stërvitjen e parë mbi aeroport.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/neser-spektakel-ne-qiellin-e-tiranes/