Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një vrasja me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes. Ngjarja është regjistruar në zonën e Kasharit në kryeqytet dhe sipas policisë ngjarja ka ndodhur për hakmarrje krushqie.
Sipas informacioneve të para të policisë, shtetasi Bujar Xhaferri ka vrarë shtetasin Skënder Aluku dhe dyshohet se shkak i vrasjes është hasmëria, pasi rreth një vit më parë djali i viktimës ka vrarë të vellane e autorit.
Autori i ngjarjes, Bujar Xhaferi është arrestuar nga policia, përpara se të dilte në autostradë.
Ngjarja i ka fillesat që në vitin 2015, ku Altin Aluku vrau me armë zjarri vjehrrin e tij Lutfi Xhaferi dhe plagosi vjehrrën Naime Xhaferri. 35-vjeçari Aluku po vuan dënimin prej 35 vitesh burg.
Ndërsa sot, Bujar Xhaferri për tu hakmarrë ndaj vrasjes së vëllait të tij Lutfi Xhaferi,ka vrarë me armë zjarri Skënder Alukun të atin e Altn Alukut.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vrasje-ne-zone-e-kasharit/