Surprise Me!

Report TV - I pajetë në oborr, ish-kryeplaku dyshohet se u vra nga familjarët

2016-03-18 1 Dailymotion

Pas vrasjes në Tiranë ky mëngjes ka nisur me një vrasje edhe në fshatin Shkallë, Manëz të Durrësit. Një 54-vjeçar, ish-kryeplak i këtij fshati, u gjet i pajetë nga familjarët e tij në oborrin e banesës, ku ishte i goditur me sende të forta në kokë.

Shqiptarja.com mëson se viktima është Mirosh Djaloshi. Burime nga Policia thanë për Shqiptarja.com se të dhënat paraprake nuk përjashtojnë mundësinë për një krim brenda familjes. Blutë e qytetit bregdetar kanë dyshime që Djaloshi të jetë qëlluar me sende të forta nga vetë familjarët.

Mirosh Djaloshi njihej si person i alkoolizuar, ndërsa mësohet se natën e ka kaluar në shtëpinë e tij, çka hedh dyshimet më shumë drejt familjarëve.

Policia ka shoqëruar të gjithë anëtarët e familjes për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje e për të mësuar rrethanat e saj. Mësohet se janë shoqëruar në komisariat edhe tre fëmijët e ish-kryeplakut.

Trupi i tij është në morgun e spitalit për tu kryer ekspertiza.

Buy Now on CodeCanyon