TIRANE - Një vit më parë i vranë vëllain për një krushqi të prishur, sot i merr hakun duke ekzekutuar babain e autorit të krimit të majit 2015. Vrasja ndodhi këtë mëngjes në Kashar, ku viktimë mbeti Skëndër Aluku, ndërsa autori Bujar Xhaferri u arrestua nga policia në tentativë për tu larguar nga autostrada.

I moshuari u qëllua me armë në mesin e rrugës vetëm pak pasi kishte dalë nga banesa e tij.

Në dhjetor të 2015-ës, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 35 vite burg Altin Alukun për vrasjen e Lutfi Xhaferrit.

Cila është historia e hakmarrjes mes fiseve Aluku-Xheferri
Në maj të 2015-ës 39-vjeçari Altin Aluku vrau me breshëri kallashnikovi ish-vjehrrin e tij Lufti Xhaferri 59 vjeç dhe plagosi ish-vjehrrën. Vrasje që motiv të sajin pati prishjen e fejesës së Altinit me vajzën e Xhaferrit.

Lutfi Xhaferri u vra teksa ishte duke ecur në një nga rrugët e Kasharit, dhe duket se vëllai i tij Bujari, i cili sot u vu në pranga, i ka marrë hakun në po të njëjtën formë: Duke vrarë në mes të rrugës babait e personit që i mori jetën e vëllait një vit më parë.

Për krimin e majit 2015 u arrestua nga policia në atë kohë edhe Skënder Aluku, që sot mbeti viktimë. Ai u vu në pranga për akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Altin Aluku vrau Lutfi Xhaferrin (ish- vjehrri)
Bujar Xhaferri - Vëllai i Lutfi Xhaferrit
Skënder Aluku - Babai i Altin Alukut