Pas letrës publike të ambasadës franceze në Tiranë, drejtuar krerëve të institucioneve të drejtësisë, ku shprehej shqetësimi për lirimin nga burgu të Domart Konjarit, i njohur ndryshe edhe si një nga pjesëtarët e ish-bandës së ?Rrugës Bardhyl? në Tiranë, ka reaguar Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Ai ka shprehur ndjesë publike për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda të Apelit, që sipas tij, ka vënë në diskutim vlefshmërinë, juridiksionin apo legjitimitetin e gjykatave franceze.<br /> <br />"Kërkoj një ndjesë publike pavarësisht që nuk më takon mua në kuptimin ligjor, por sidoqoftë ndjesën duhet të tregojmë si shtet, si komb si shoqëri, të cilën kemi ende luksin të diskutojmë vlefshmërinë, juridiksionin apo legjitimitetin e gjykatave franceze, të cilat janë gjykata në kuptimin e besueshmërisë dhe funksionimit, gjykata me super standard. Do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë", shprehet Manjani.