Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, në librin e tij të fundit vjen me nje platformë Kryeministri, të bazuar në pika konkrete sesi mund të bëhet Shqipëria. Blushi propozon 10 pika ekonomike që në fokus kanë shtresën e varfër dhe atë të mesme. Blushi propozon një paketë dinjiteti për të varfrit, sipas së cilës shteti duhet të marrë në mbrojtje rreth 100 mijë familje, pjesëtarët e së cilave jetojnë me më pak se 40 dollarë në muaj. Gjithashtu deputeti socialist në propozimet e tij synon fuqizimin e shtresës së mesme, kjo nëpërmjet zbutjes së sistemit të taksimit progresiv. Në platformën për arsimin përveç uljes së tarifave, Ben Blushi propozon që cikli i mesëm shkollor të jetë i detyrueshëm.
Deputeti socialist, Ben Blushi, në librin e tij më të ri?Letër një socialisti?, shpalos një platformë qeverisëse që mund ti vij atij në ndihmë në Kongresin e PS.
Blushi propozon 10 masat konkrete sesi vendi mund të dalë nga kriza ekonomike ku ndodhet.
Sipas tij tre janë shtyllat ku mund të mbështetet zhvillimi ekonomik i vendit; shpenzim, konsum dhe prodhim.
Në pikën e parë të platformës së tij të quajtur ?Shqipëria bëhet?, Blushi propozon një paketë dinjiteti për të varfrit, sipas së cilës shteti duhet të marrë në mbrojtje rreth 100 mijë familje, pjesëtarët e së cilave jetojnë me më pak se 40 dollarë në muaj.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/blushi-me-platforme-kryeministri-propozon-10-pika-ekonomike-si-behet-shqiperia/