Surprise Me!

Report TV - Rama me deputetët e delegatët: Faleminderit për kontributin tuaj

2016-03-18 1 Dailymotion

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbledhur një ditë përpara Kongresit të PS-së, delegatët dhe deputetët e Partisë Socialiste ku i ka falenderuar për kontributin që kanë dhënë në vite për partinë që drejton.<br /><br />Në këtë pritje kanë qenë të pranishëm krerë të delegacioneve të huaja në vendin tone dhe përfaqësues të partive politike shqiptare nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi.<br /> <br />?Vetëm dy fjalë mirëseardhje posaçërisht për ata që na kanë ndërruar duke ardhur nga më larg. Falënderoj në mënyrë të posaçme ata që kanë ardhur nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, përfaqësues të Partive politike shqiptare. Është kënaqësi që ju kemi midis nesh në prag të kongresit. Falënderoj gjithashtu ata që pata kënaqësinë të takoj dhe që janë në themelet e kësaj partie, që i kanë dhënë jetë, dhe kanë pasur një rol kyç për ta rritur, zhvilluar dhe forcuar PS në periudha jo të lehta. Dua të falënderoj të gjithë aleatët e pranishëm këtu në sallë, miqtë e tjerë, dhe shkëlqesitë ambasadore, që na kanë nderuar me praninë e tyre. Zyra e marrëdhënieve me jashtë ishte e shqetësuar se nuk kishte konfirmime por ja ku kanë ardhur të gjithë. I shpreh një falënderim të veçantë, kryeministrit legjendar të Italisë në kohën e përpjekjes së madhe për të çliruar Kosovën, dhe po ashtu presidentit të fondacionit për studimet progresive të partisë socialiste italiane, Massimo D?Alema, i cili na ka nderuar me praninë e tij?, u shpreh kryeministri Rama para të pranishmëve.

Buy Now on CodeCanyon