Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kompania ARMO po shkon drejt shtetëzimit, duke pasur të njëjtin fat si CEZ. Ekspertët e ekonomisë argumentojnë se me gropën e madh të borxheve që ka kompania dhe që vlerësohen mbi 600 milionë dollarë, rishtetëzimi është forma me më pak kosto për qeverinë, për t?i dhënë zgjidhje ngërçit me ARMO-n.
Zef Preçi, ekspert ekonomie: Për t?i dhënë një zgjidhje këtij problemi, mendoj se nuk duhet të përjashtohet shtetëzimi, ose rishtetëzimi. Një situatë pak a shumë e ngjashme me CEZ-n, për ta vënë në shfrytëzim. Fare mirë këtu mund të ndiqet skema, i famshmi privatizim me 1 euro, mund të bëhet mbas shtetëzimit, por duke u ofruar publikisht ndaj kompanive të mëdha.
Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë: Rimarrja në administrim shtetëror, të lidhur me mbajtjen e pronësisë shtetërore të Albpetrolit. Si të thuash për të rikrijuar atë zinxhir, i cili ka qenë i këputur i privatizimeve të ndryshme që ndodhën në sektorin e hidrokarbureve në vite.
Ekspertët shpjegojnë arsyet pse ARMO, një nga kompanitë më të rëndësishme për ekonominë shqiptare përfundoi në krizë të thellë financiare dhe me një mal me borxhe.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ekspertet-armo-u-keqperdor-nga-grupe-kriminale-dhe-biznesmene/