Surprise Me!

Report TV - Pritja e emigrantëve, Rama: Ne ngecim në kurth po të hapim portat

2016-03-18 2 Dailymotion

Massimo D?Alema ish kryeministri italian ka zgjedhur të prezantojë librin e tij të fundit në gjuhën shqipe ?Jo vetëm euro: demokraci, punë, barazi., në një ceremoni organizuar nga kryeministri Rama

Gjatë prezantimit të librit, kryeminsitri Rama nuk la jashtë diskutimit edhe krizën e refugjatëve aq shumë të përfolur kohët e fundit në mbarë Europën. Njëzëri me kreun e qeverisë shqiptare D'Alema e ka cilësuar si një plagë në zemër të Europës. Ish-kryeministri italian në fjalën e tij ka kujtuar edhe luftën në Kosovë, dhe mijëra persona që u larguar nga vendi si pasojë e kësaj luftë.

?Italia i qëndroi pranë Shqipërisë në momentet e vështira, kur mijëra emigrantë shqiptarë iu drejtuan vendit. Për shkak të luftës në Kosovë patëm 300 mijë refugjatë. Europa duhet të kryejë ribashkimin e kontinentit. Duhet bashkëpunim për t?u përballur me krizën e emigrantëve?, tha ish-kryeministri Massimo D?Alema.

Kreu i qeverisë tha se ?ajo që ndodhi në Ballkan ishte një spektakël i trishtueshëm?. Rama u shpreh se mënyra se si u mënyra se si u administrua kriza e refugjatëve ishte kaotike, por theksoi se Shqipëria është e gatshme të marrë pjesën e përgjegjësisë që i takon.

?Mënyra se si u administrua kriza ishte kaotike. Ajo që ndodhi në Ballkan ishte një spektakël i trishtueshëm, pasi ishte përcjellje nga një stacion në tjetrin. Refugjatët hyjnë në BE, (në Greqi) dalin në Maqedoni dhe hyjnë sërish në BE. Nuk ka zot që i mban në tenda, duan të shkojnë në Gjermani. Numri i refugjatëve nuk është dramë e madhe, por mënyra si shfaqen refugjatët është problem. Ne jemi gati të marrim pjesën tonë, por nuk mund të hapim portat dhe të ngecim në kurth?, tha kryeministri Rama.

Libri i D'Alemës vjen për lexuesin si një pikësynim i ri për Europën?.

Buy Now on CodeCanyon