TIRANË - Salvatore Messina, një profesor doktor nga Siçilia e Italisë kishte zgjedhur Shqipërinë për të vënë në zbatim një projekt europian për ndërtimin e një fondacioni të quajtur ?Universiteti Europian për Turizëm?. Fondacioni është arritur të themelohet në vitin 2007 dhe në 2008, ky fondacion është hapur dhe ka funksiopnuar si shkollë e lartë jo publike.<br /><br />Fillimi ka qënë shumë mirë dhe gjithçka shkonte sipas planit, dhe se pjesë e këtij fondacioni është bërë dhe Brunilda Trebicka, bashkëshortja e Kosta Trebickës, dëshmitarit kryesor të vrarë për dosjen ?Gërdeci?. Trebicka, së bashku me profesorin Italian Salvatore Messina, Odeta Nishanin, gruan e Presidentit Bujar Nishani, kanë qenë të parë që kanë themeluar këtë fondacion, ku secili ka dhënë fullnetarisht nga 50 mijë euro. Madje gruaja e Nishanit ka qënë ajo që në fillimet e para ka qënë më tepër aktive, ku së bashku me profesorin Salvatore Messina, kanë takuar Bujar Nishanin atë kohë ministër i Brendshëm, për vënien në zbatim të këtij projekti.
