Surprise Me!

Report TV - RAPORTI/ Krimet seksuale Tirana e Saranda më të prekurat

2016-03-19 2 Dailymotion

Krimet seksuale përgjatë vitit 2015 krahasuar me 2014 janë rritur dhe qytetet më të prekura nga ky fenomen janë Tirana dhe Saranda.Ky fakt bëhet publik nga prokuroria e përgjithshme kun ë një kopje të raportit siguruar nga ReporTv rezulton se në këto qytete janë shënuar 16 raste të hetuara me nga 8 përsecilin qytet.

Afro 95 % e personave të përfshirë në këto krime sipas raportit rezultojnë se janë meshkuj mbi 18 vjec dhe 5 % e tyre femra.

Në listën e qyteteve të prekura nga ky fenomen përgjatë 2015 përfshihen Vlora me 5 raste, Durrësi me 4 raste, ndjekur nga lushnja e berate me nga dy raste dhe Fier e Kurbin me nga një rast.

Në këto krime përfshihen veprat penale si Mardhënia seksaule me dhunë me të rritura, veprat e turpshme si dhe mardhëniet seksuale ose homoseksuale me të mitur e persona me moshë 14 deri në 18 vjec.

Përgjatë vitit 2014 në të gjithë vendin janë regjistruar 88 procedime penale ndërsa në 2015 numri i këtyr procedimeve ka shkuar në 102 raste, duke shënuar një rritje me 16 %.

Sipas raportit dy nga elementët që ndikojnë në kryerjen e këtij krimi janë arsimimi i personave dhe vëndbanimi i tyre, ku sipas analizës së shifrave rezulton se krimet seksuale kryhen më shumë në qytet.

Buy Now on CodeCanyon