Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Parkut të Liqenit i janë shtuar edhe 200 pemë të tjera të llojit selvi, që janë mundësuar nga Bashkia e Tiranës dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane.
Pemët u mbollën në rrugën hyrëse të Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës, në zonën e Fakultetit Gjeologjik, e cila do të emërtohet edhe si ?Rruga e 1000 Selvive?, ashtu si ka hyrë në memorien kolektive të Kryeqytetit për shkak të mbizotërimit të kësaj peme aty.
Në mbjelljen e pemëve të selvisë morën pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, si dhe kreu i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Blendi Gonxhe.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/mbillen-200-selvi-tek-liqeni-veliaj-ne-prill-aksioni-per-prishjen-e-mbi-100-ndertimeve-pa-leje/