Ekzekutimi i ish-policit Ajet Zeqaj,ka shumë gjasa që të jetë kryer nga një vrasës me pagesë. Ky është dyshimi që prokuroria dhe policia e Tiranë kanë ngritur për ketë vrasje, që tronditi 4 ditë më parë qendrën e kryeqytetit.

Autori, ka lënë vetëm pak gjurmë në vendin e ngjarjes, gjurmë këto që nuk kanë mundur të zbardhin asnjë detaj rreth identitetit të tij. Qoftë edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë nuk është arritur të përfitohet të dhëna konkrete, pasi në këto kamera shfaqen duke lëvizur në rrugë shumë persona, por policia e Tiranës deri në këto moment nuk ka asnjë dëshmi në dosjen hetimore që të tregojë përshkrimin fizik (veshjen, paraqitjen trupore) të autorit të atentatit në qëndër të ish-bllokut.

Edhe shoku i ngushtë i viktimës nuk ka dalluar autorin kur ka qëlluar mbi Ajet Zeqaj, pasi ky i fundit kishte dalë më parë nga lokali dhe po ecte në rrugë, ndërsa shoku po paguante lekët tek kamerieri, të asaj që kishin konsumuar në lokal.

Ndjekje, vëzhgim dhe në fund finalizim me vrasje të ish-policit Ajet Zeqaj, sipas policisë këto kanë qenë detyrat kryesore që kishte marrë vrasësi me pagesë nga eprorët e tij.

Emri i tij vijon të mbetet mister për policinë dhe prokurorinë e Tiranës, të cilat për zbardhjen e identitetit të njeriut që qëlloi me dy plumba në kokë Zeqaj, kanë kryer dhjetëra veprime hetimore por pa rezultat.

Dyshimet e grupit hetimor janë ngritur se vrasja e ish-policit, është bërë për pazare drogë në Francë dhe Spanjë, ku viktima qëndronte prej disa vitesh në këto shtete.

Burime jo zyrtare të policisë, thanë se viktima në këto dy shtete është vënë në kontakt me emigrant shqiptarë, aktivë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ka shumë dyshime se Zeqaj, ka punuar si korrier drogë duke u vënë në shërbim të organizatës. Ndërkohë në Shqipëri Ajet Zeqaj rezulton të jetë proceduar vetëm një herë nga policia për ?Dhunë në familje?, por çështja kundër tij është pushuar.

Po ashtu bashkëshortja e viktimës në 2010 ka kërkuar urdhër-mbrojte në gjykatën e Tiranës, pasi bashkëshorti e dhunonte, por kërkesa e saj është rrëzuar nga gjykata. Më tej çifti është divorcuar për shkak se bashkëshortja frekuentonte vazhdimisht dhe ma miratimin e Ajet Zeqaj sektin fetar ?Dëshmitarët e Jehovait?.