Objektet që ndodhen të ekspozuara në Muzeun Etnografik të qytetit të Kukësit po kërcënohen nga lagështira që ka përfshirë godinën në të cilën ato ndodhen.

Si pasojë e lagështirës vlerat dhe pasuritë e trashëgimisë kulturore të trevës së Kukësit po shkojnë drejt degradimit.

Vetë godina e muzeut e cila është një banesë me vlera unikale në këtë qytet po shkon drejt shkatërrimit.

Sipas Bashkisë, në mungesë fondesh, do të ndërhyhet për restaurimin sipërfaqësor të këtij muzeu por kjo nuk do ta zgjidh përfundimisht problemin e lagështisë, e cila rrezikon ambientet e këtij objekti.

Ndërtimi i Muzeut Etnografik u mundësua vite më parë përmes një fondi prej afro 15 milionë lekësh akorduar nga PNUD-i.

Ky muze është pjesë e Kullës së Qëndresës, e ngritur në qendër të qytetit të Kukësit në përkujtim të ngjarjeve të pranverës së vitit 1999, kur kosovarët u dëbuan me dhunë nga vatrat e tyre.