Surprise Me!

Report TV - Lirohet çifti që vidhte makinat me pult, Muka: "E kam babin drejtor"

2016-03-20 11 Dailymotion

TIRANE - Gjykata e Tiranës ka vendosur të lë të lirë Deivis Mukën dhe të dashurën e tij Matilda Mertini,të cilët u arrestuan pak ditë më parë si autorë të 10 supergrabitjeve të makinave në Tiranë dhe Kamëz.

Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë të "detyrimit të paraqitjes" çka do të thotë se çifti duhet të paraqiten në Policinë gjyqësore çdo të hënë në orën 10:00 të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Ne deshmine e tij Muka eshte shprehur se e ka babain drejtor ne Ministrine e Bujqesise por pa specifikuar konkretisht sektorin qe ai mbulon.

Policia ka faktuar 10 vjedhje që të rinjtë kanë kryer në makina të parkuara, në të gjitha rastet pa thyerje xhami. Kjo pasi, çifti i të rinjve përdorte një pult që bllokonte mbylljen e makinave në momentin që shoferi e mbyllte me pultin e tij.

Muka dhe Mërtini vidhnin sende personale (parfume, celularë) që gjenin në makinë si dhe shuma të konsiderueshme parash.

Buy Now on CodeCanyon