Drejtoria Rajonale e Shërbimti të Transportit Rrugor, si dhe kompania e koncesionare e kontrollit teknik të automjeteve, kanë pasur dijeni mbi pajisjen me leje qarkullimi të Pashk Vokrit.

Ky i fundit ka mundur të pajiset me leje qarkullimi për një mjet të modifikuar në mënyrë artizanale për t?u përdorur prej vetë atij, ndonëse nuk ka qenë i pajisur me leje drejtimi.

Fotoja që shikoni i përket pikërisht Pashk Vokrrit, e bërë afërsisht dy javë më parë, kur mjeti i tij, është pajisur me leje qarkullimi dhe është targuar nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor në Laç.

Në fotot duket se ai është i paralizuar dhe se qëndron në një karrige me rrota.

Eksperti i njohur i sigurisë rrugore Gëzim Hoxha, teksa ka qenë i ftuar në emisionin 'Rreze Dielli" në Report Tv ngre shqetësimin e ofiçinave të posaçme për modifikimin e mjeteve për para dhe tetraplegjikët.

Nga hetimet e deri tanishme dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit nga një pakujdesi e drejtuesit të saj, Pashk Vokrrit.

Dyshohet se ai në vend që të shtypte pedalin e frenave të modifikuar në mënyrë artizanale, ka shtypur atë të gazit, çka shkaktoi edhe aksidentin e rëndë.

Pas aksidentit të ndodhur paraditen e të dielës, me 20 mars, policia e shtetit pritet të nisë një aksion për kontrollin e të gjithë automjeteve të invalidëve para dhe tetraplegjikë.

Burimet e policisë thanë se aksioni pritet të ketë në fokus të gjithë automjetet e modifikuara në mënyrë artizanale dhe jo ato të cilat janë prodhuar në mënyrë të posaçme për invalidët.