TIRANË- Një ditë pasi u lanë të lirë me masë sigurimi detyrim paraqitje Report Tv zbardh dosjen e çiftit grabitës me pult.

Sipas materialit të prokurorisë rezulton se ata kryenin grabitjet në parkimet e qendrave tregtare ku pasi studionin zonën dhe automjetin që do grabisnin hynin në aksion duke përdorur pultin magjik.

Në vjedhje merrte pjesë direkt Devis Muka ndërsa shoqa e tij Matilda Mërtiri ruante lëvizjet e personave të cilët parkonin automjetet.

Në grabitjen e fundit kryer nga ky çift rezulton se ata kanë marrë nga automjeti në pronësi të L.Luzit katër parfume, një orë Rolex, një palë syze Royban si dhe 260 euro.