Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy shpërthime janë regjistruar në metronë e Brukselin, duke shkaktuar të plagosur, numri i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.
Shpërthimet u regjistruan rreth orës 09:15 minuta, rreth një orë pas shpërthimeve të ndodhura në aeroportin e Brukselit. Metroja ishte në rikonstruksion prej disa muajsh.
Metroja ku ndodhi shpërthimi ndodhet në lagjen Malbeek, pranë zyrave të Bashkimit Evropian.
Pamjet e transmetuara në mediat ndërkombëtare tregojnë njerëzit që vrapojnë për të dalë nga ndërtesa, ndërsa aty del vazhdimisht tym.
Të dhënat e para tregojnë se dy persona kanë mbetur të plagosur. Ende nuk dihet nëse është shpërthim terrorist apo ndonjë aksident.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/bota/shperthimi-i-trete-ne-bruksel-ne-nje-metro/