Monodrama ?Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit? do të jepet më 23 mars në Tiranë me interpretimin e Mirush Kabashit në Teatrin Eksperimental.

Vepra është e francezit me origjinë hebreje Eric-Emmanuel Schmitt, i cili nesër do të vijë në Tiranë.

Aktori i shquar Mirush Kabashi e përshtati për teatër novelën e shkruar nga Schmitt dhe e ka shfaqur më shumë se 35 herë.

Ai rrëfen për Report Tv se çfarë e bën të sukseshme këtë dramë ku shpaloset imazhi pozitiv i Zotit Ibrahim, ndërkohë që një imazh i frikshëm po krijohet për besimtarët myslimanë si pasojë e akteve terroriste.