Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e së martës në Gjirokastër ku është vrarë me armë zjarri Dorian Lluka 29 vjeç dhe është plagosur vëllai i tij, Birbil Çelo Lluka, 31 vjeç që janë edhe nipat e gruas së ish-kryekomunarit të Lazaratit, Dasho Aliko.

Autori i krimit të dyfishtë është kryer nga djali i një punonjësi policie që është edhe kushëri me viktimën e të plagosurin.

Sipas policisë së Gjirokastrës, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Kthesa e ?Andon Poçit? në të cilin është gjetur i braktisur, automjeti tip ?Benz?, me targa AA 006 IY me të cilin autori i krimit, Enerik Lluka 28 vjeç është larguar nga vend ii krimit.

Të njëjtat burime thonë se, në vendngjarje janë sekuestruar gëzhoja dhe janë fiksuar njolla gjaku.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka bërë sigurimin e banesës së autorit të dyshuar, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të ngjarjes si dhe ka bërë shoqërimin e disa personave për tu pyetur në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.