Surprise Me!

Report TV - Maqedonasit shpërndarës droge në Tiranë, 3 në pranga

2016-03-23 1 Dailymotion

TIRANE - Një tiranas dhe dy persona të tjerë nga Struga e Maqedonisë u arrestuan nga policia e kryeqytetit pasi dyshohen për shitjen e kokainës dhe kanabisit në zonën e ish-bllokut dhe të Shkollës së bashkuarNë kuadër të operacionit të koduar "Struga", efektivët e policisë vunë në pranga në rrugën "Myslym Keta". Antonio Ruçin 27 vjeç nga Tirana, Fluturim Kica 28 vjeç nga Struga dhe Zulfi Ademi 45 vjeç po nga Struga. Ky i fundit rezulton i dënuar më parë për plagosje.<br /> <br />Policia konstatoi automjetin tip Mercedez Benz me targa maqedonase SU 5175 AB me drejtues Zylfi Ademin ku brenda këtij automjeti ndodheshin edhe dy persona të tjerë.<br /><br />Nga kontrolli i ushtruar në automjet u gjet e mbështjellë një material celefoni (qese) me ngjyrë kafe e mbushur me lëndë narkotike kokainë me peshë 100 gram dhe gjithashtu gjatë kontrollit personal të Fluturim Kica në xhepin e pantallonave i është gjetur një qese me ngjyrë të verdhë e mbushur me cannabis sativa e cila rezultoi e peshës 8.8 gram .

Buy Now on CodeCanyon