Surprise Me!

Report TV - Tahiri: Rreziku i xhihadistëve shqiptarë do na kthehet mbrapsht

2016-03-23 0 Dailymotion

TIRANE - Fakti që shumë xhihadistë në luftën e Sirisë janë shqiptarë, na bën të rrezikuar ndaj terrorizmit. Kështu u shpreh ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri gjatë raportimit në Komisionin kuvendor të Sigurisë Kombëtare.

"Është e vërtetë që jemi të rrezikuar nga rreziku i terrorizmit, përsakohë kemi qenë në gjendje të eksportojmë luftëtarë të huaj kjo është një situatë ku rreziku mund të na vijë mbrapsht", tha ministri.

Megjithatë, ai shtoi se edhe në këtë situatë nuk ka vend për panik, duke evidentuar këtu pozitën e mirë të vendit tonë sa i përket harmonisë fetare mes komuniteteve të ndryshme.

Tahiri shtoi se në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Shqipëri do të ngrihet një qendër për të orientuar të rinjtë lidhur me ndarjen e tendencave radikale nga praktikimi i fesë.

Duke ju referuar sulmeve terroriste që tronditën Brukselin dhe mbarë Evropën më 22 mars, ministri i Punëve të Brendshme i bëri thirrje presidentit Bujar Nishani që të dekretojë ligjin për sigurinë publike. Ministri shtoi se policia ka kaluar në gjendje gatishmërie pas shpërthimeve tragjike që shënuan dhjetëra t vrarë e qindra të plagosur, ndaj hyrja në fuqi e ligjit do të rriste edhe më shumë sigurinë publike, theksoi Tahiri.

Buy Now on CodeCanyon