Është përcjellë për në banesën e fundit Perlat Ramçaj i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Në homazhe mori pjesë edhe Kryeministri i vendit Edi Rama.

Kryeminsitri u ndal për një kafe në Shkodër ku mblodhi edhe drejtuesit më të afërt të Partise Socialiste në këtë qytet nga ku shprehu edhe ngushëllimet për Perlat Ramçajn.
?E kam pas shumë mik dhe më erdhi e papritur dhe e hidhur, por kjo është jeta. Ishte detyrim që ta përcillja në banesën e fundit, jam i bindur që ka lënë pas një kujtim të mirë. Të gjtihë mundohemi që të lëmë pas një kujtim të mirë përpiqemi, pasi të tjerat dihet si shkojnë? tha Rama.

Ndonëse Ramën e pritën jashtë disa prej anëtarëve të Partise Socialiste për ta takuar, ai nuk u ndalua ti përshëndeste, pasi tha se kishte ardhur vetëm për ngushellimet e Perlat Ramçajt.

Perlat Ramçaj u nda nga jeta për shkak të një sëmundje që vuante kohët e fundit në moshën 65 vjeçare.