Pronarët dhe shitësit, veçanërisht ata të shitjes së telefonave celularë, duhet të tregohen të kujdesshëm nga klientët fiktivë që futen në ambientet e tyre.
Shumë prej tyre mund të jenë të veshur mirë, me rroba të shtrenjta, por kujdes.

Ata mund të jenë keqbërës. Report tv, ka siguruar një video në të cilën tregohet se si dy hajdutë hyjnë dhe vjedhin një telefon në dyqanin e ndodhur në qendër të Tiranës.

Këto pamje kanë alarmuar policinë e Tiranës e cila pas identifikimit ka shpallur në kërkim dy të rinjtë.

Nga dëshmitë e marra në dyqanin që është kryer vjedhja rezulton se ata fillimisht janë prezantuar si blerës duke kërkuar informacion për çmimet e celularëve të shtrenjtë dhe teksa bisedojnë me shitësin kryejnë vjedhjen.

Personi që shihni me rreth të kuq kur afrohet hap sirtarin ku qëndrojnë telefonat dhe me shpin fshihet nga shitësi dhe merr telefonin. Pa e kuptuar se pas tij qëndron një kamer sigurie ai merr telefonin e fut në xhepin e pasëm e më pas largohet nga dyqani sëbashku me shokun e tij me të cilin u futën për të blerë por ishin grabitës.