Surprise Me!

Opozita ngre tensionet në seancë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-24 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Menjëherë pasi deputetët mbajtën një minutë heshtje në nderim të viktimave të sulmeve terroriste ne Bruksel, opozita tentoi te bllokonte seancën. Demokratët mbajtën të njëjtin qëndrim të kushtëzuar me Parlamentin: Deklaruan se Kuvendit do t?i kthehet legjitimiteti, vetëm pasi të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese mandatet e deputetëve socialistë Rakip Suli dhe Valentina Leskaj. Ky bllokim detyroi kreun e Kuvendit Meta, të ndërpresë seancën. Por As kjo pauzë nuk qetësoi gjaknxehtësinë e opozitarëve, që të paktë në numër mbajtën të rrethuar foltoren. Por edhe mazhoranca kishte strategjinë e saj: ndërsa demokratët ishin në këmbë, deputetët e shumicës folën nga vendi për rendin e ditës, duke miratuar tre projektligje. Pas përfundimit të seancës, ish-kryeministri Berisha ashpërsoi tonet. Berisha i beri thirrje presidentit te thërrasë konstitucionalistet për të ashtuquajturin grusht shteti, ndërsa apeloi edhe për miratimin sa me pare të Byrosë se Hetimit. Por nënkryetari i grupit të PS Taulant Balla, tha se pikërisht kjo byro do t?i japë Berishës përgjigjen që meriton. Me gjithë debatet e gjata, palët mbeten ende të ndara mbi mënyrën e funksionimit të Parlamentit

Buy Now on CodeCanyon