Tre ekspertë mjekoligjorë do të riinspektojnë gjendjen shëndetësore të ish prokurorit të Krujës Haxhi Giu.

Ka qenë ky vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda në seancën e kësaj të premte, ndërsa Giu nuk ishte i pranishëm në sallë pasi ndodhej i shtruar në spitalin e burgut deklaroi avokati i tij Ardian Leka.

I vetmi i pranishëm në kafazin e hekurt ishte Aleks Shpori personi që sipas prokurorisë i dha para Giut për ti liruar atij vëllain nga burgu.

Ish prokurori u prangos më 2 dhjetor 2015 pasi ndaj tij kishin nisur hetimet dhe si prova material prokuroria përdori pamjet filmike të zyrës së këmbimit valutorë në Tiranë ku Giu e Shpori janë fiksuar duke tërhequr para.

Vetë prokurori e ka mohuar akuzën ndërsa prej 2 muaj kërkesat e tij për rrëzim të masës së sigurisë arrest me burg janë rrëzuar në gjykatë.

Aktualisht Giu ndodhet i shtruar në spitalin e burgut në kryeqytet pasi 3 javë pas arrestimit ai shfaqi probleme shëndetësore duke pretenduar se vuan nga zemra.