Në vitin 2013 Nazime Visha u dënua me 10 vite burg për vrasjen me dashje në gusht të 2012-ës të Fiqiri Muçës, akuzë të cilën ajo e ka pranuar duke arsyetuar se Muça e kishte përdhunuar që në moshë të mitur.

Dënimi u dha më 8 Maj 2013 ku me uljen e 1/3 së dënimit ajo përfundimisht u dënua me 10 vite burg.

Rreth një muaj më parë Nazime Visha iu drejtua Gjykatës me kerkesën për t?u liruar duke përfituar nga amnistia. Pas kësaj kërkese, edhe Ministri Ylli Manjani i kërkoi presidentit Bujar Nishani që ta falë atë.

Njohja mes Fiqiri Muçës, babait të 5 fëmijëve, banues në fshatin Manëz të Durrësit dhe të resë Nazime Visha, me banim në Vilëz të Komunës Zall-Bastar, lindi për shkak të marrëdhënies së punës që kishte Muça me babain e Nazimes.

Fiqiri Muça ka qenë i vetëpunësuar në aktivitetin e prerjes dhe transportit të drurëve ndërsa Beqir Visha punonte si druvar. Fiqiriu shkonte shpesh në banesën e Vishajve për shkak se blente drunjtë e grumbulluar, por për shkak të largësisë shpesh kalonte edhe natën në shtëpinë e tyre.

Sipas pretendimeve të Nazime Vishës, në një nga ato netë që Fiqiri Muça e ka gjetur të vetme, ai i ka kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj, kur kjo e fundit ishte vetëm 14 vjeçe ndërsa Fiqiriu 45 vjeç.