Deputeti i Partisë Republikane Agron Duka është larguar nga kjo forcë politike për t?iu bashkangjitur partisë Agrare Ambientaliste të drejtuar deri sot nga Lufter Xhuveli.

Jo vetëm kaq, por Duka ka marrë edhe kryesimin e kësaj force politike me mbështetjen e Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Agrare Ambientaliste të Shqipërisë.

Burime pranë kësaj partie, thonë se, është pranuar dorëheqja e kryetarit të PAA-së, Lefter Xhuveli, ndërkohë që në vend të tij është zgjedhur Agron Duka.

Ja deklarata e Partisë Agrare Ambeintaliste
Sot, me 25 Mars 2016 në Selinë e Partisë Agrare Ambientaliste u mblodh Asamblea e Përgjithshme e kësaj partie e cila pas diskutimeve mori disa vendime të rëndësishme:
-Asamblea vendosi që për të rritur efektivitetin elektoral të strukturave organizative të PAA-së, ato të përshtaten me strukturën e re të pushtetit vendor duke krijuar njësi të reja organizative të Partisë për çdo bashki.
-Asamblea e PAA-se pranoi dorëheqjen e Kryetarit të deritanishëm Prof. Lufter Xhuveli dhe në vend të tij Kryetar i Partise Agrare Ambientaliste u zgjodh Agron Duka, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe ish Minister i Bujqësisë.
-Asamblea vlerësoi lart kontributin e Prof. Lufter Xhuvelit në drejtimin e Partisë Agrare Ambientaliste, në krijimin e një identiteti të qartë të saj në spektrin e politikës shqiptare dhe në përfundim e zgjodhi atë kryetar të saj.