Mospastrimi i depozitave të ujit sjell probleme me cilësinë e tij. Instituti i Shëndetit Publik nuk rekomandon që uji i depozitës të përdoret për konsum. Valbona Bara, inspektore e ujit dhe sanitetit pranë ISHP-së, sqaron se uji i depozitave nuk plotëson kriteret e përcaktuara.

Sipas Barës, depozitat plastike janë problem shqetësues, por më shumë problematike janë depozitat e nëndheshme të pallateve për shkak të mungesës së kontrollit.

Uji i pijshëm monitorohet në mbi 750 pika në të gjithë vendin, ndërsa lidhur me pastrimin e depozitave, Bara thotë se përgjegjës janë vetë qytetarët.

Gjatë javës së ardhsme, pritet që bashkia Tiranë të nisë aksionin për heqjen e depozitave nga taracat e pallateve.