Dy ditë pas atentatit të bërë ndaj tij në Tiranë, biznesmeni i ndërtimit Vasil Bedinaj, u ka bërë thirrje autoriteteve kompetente që të hetojnë mbi rastin. Bedinaj ka kërkuar edhe mbrojtje nga institucionet policore e cila sipas tij nuk është ofruar.<br /> <br />Ai ka sqaruar edhe njëherë pas prononcimit të një dite me parë në Report Tv se nuk ka asnjë konflikt personal i cili të jetë bërë shkak i atentatit me tritol në automjetin e ti. Bedinaj përjashtoi edhe konfliktin për shkak të biznesit pasi sipas tij raportet e tij janë vetëm me bankat dhe janë mjaft korrekte. <br /> <br />Bedinaj ishte objekt i një atentati mbrëmjen e 24 marsit në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku automjetit të tij tip mercedez benz i ishin vënë 450 gr lënë eksplozive C4, por që nuk shpërtheu.
