Surprise Me!

Report TV - Parku tek liqeni, deputetët e PD përplasen fizikisht me policinë

2016-03-26 0 Dailymotion

Në vend të shoqërisë civile janë deputetët dhe perfaqesuesit e PD-së të cilët po përplasen këtë pasdite tek liqeni për mosndërtimin e parkut të fëmijëve. Duket se ata kanë rrëmbyer kauzën e kësaj katogorie dhe duan "të mbrojnë" gjelbërimin tek liqeni artificial.

Ata ndodhen në zonën ku Bashkia parashikon të ndërtojë parkun e lojërave për fëmijë, e madje ka arritur të ngrejë brenda kantierit ku po ndërtohet një çadër të madhe duke penguar kështu betonizimin

Ne nje reagim mjaft te ashper kundrejt forcave te rendit dhe atyre Bashkiake perfaqesuesit e PD jane përplasur fizikisht me policinë duke tentuar të heqin rrethimin ku po ndërtohet.

Me heret deputeti Gert Bogdani ka kërkuar ngritjen e qytetarëve ne proteste kundër betonizimit, madje ka treguar se pjesa e betonuar ku parashikohet të ngrihet parku do të jetë mbi dy metra jo aq sa ka deklaruar kryebashkiaku Veliaj

Nderkohe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në Facebook për ngritjen e tendës nga protestuesit te Liqeni Artificial. Protestuesit kanë mundur të rrëzojnë rrethimin dhe të vendosin brenda tij një tendë, ku mendojnë të rrinë për të ndaluar ndërtimin e këndit të lojërave te Liqeni Artificial.

Basha ka postuar disa foto ku shkruan se ?protestuesit heqin rrethimin e betonizimit në park dhe fillojnë ngritjen e tendës.?

Buy Now on CodeCanyon