Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i shtetit Bujar Nishani zgjodhi që të urojë besimtarët Katolik për festën e Pashkëve nga kryeqendra e veriut, Shkodra. Duke e cilësuar si qytetin e maritëve, Nishani pasi uroi kreun e konferencës ipeshkvnore shqiptare imzot Angelo Massafrën, vlerësoi se për mesazhin që përcjell festa e Pashkëve kemi nevojë të gjithë.
Të veçanta i cilësoi këto Pashkë për Shqiptarët edhe për dy momente të rëndësishme siç është shenjtërimi i Nënë Terezës dhe shpallja e martirëve të fesë.
Edhe për klasën politike e ka një apel, atë të marrjes së përgjegjësive që u takojnë pasi e mira nuk vjen me fjalë por me vepra tha kreu i shtetit. Nishani kujtoi se problemet që ka sot vendi duhet të na angazhojnë të gjithëve.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/nishani-dhe-basha-urojne-pashken-nga-shkodra/