Familja Mbretërore Shqiptare ka njoftuar zyrtarisht martesën e Princit Leka me Elia Zaharian, vajzën e aktores Yllka Mujo, me të cilën është i fejuar prej vitesh.

Përmes një deklarate zyrtare që mban nënshkrimin e Skënder Zogut, Oborri Mbretëror Shqiptar njofton se ceremonia martesore do të zhvillohet me 8 tetor të këtij viti.

?Familja Mbretërore Shqiptare ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë mbarë Kombin Shqiptar se Naltësia e Tij Princ Leka II ka shpallur ditën e martesës së Tij me Znj. Elia Zaharia me datë 8 tetor 2016, në Tiranë?, thekson në deklaratën zyrtare Oborri Mbretëror.

Elia Zaharia eshte e bija e Gjergj Zaharise dhe e Yllka Mujit. Babai i saj rrjedh nga nje familje me origjinë nga Kosova e Permetit, ndersa origjina e familjes nga ana e nenes eshte nga Mali Zi, Podgorica dhe Tuzi.

Familja Muji gjate periudhes se monarkise u shperngul ne Shkoder. Gjergj Zaharia punon prej mëse 35 vjetësh në arsim, nd%rsa Yllka Muji, nderuar me çmimin "Mjeshtre e Madhe", është aktore në Teatrin Kombëtar prej më shumë se 30 vitesh.

Vëllai i vetëm i Elias, Amos Muji Zaharia, është i përfshirë në fushën e regjizurës kinematografike.

Ja njoftimi
?Familja Mbretërore Shqiptare ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë mbarë Kombin Shqiptar se Naltësia e Tij Princ Leka II ka shpallur ditën e martesës së Tij me Znj. Elia Zaharia me datë 8 tetor 2016, në Tiranë.Urojme me zemër trashëgimin e Familjes Mbretërore brez pas brezi!?, thuhet në njoftimin e Oborrit Mbretëror Shqiptar.