Sot në fshatin Vreshtas të Njësisë Administrative Cakran një dele ka lindur qingjin me katër sy, bisht në ballë dhe pa hundë.

Siç mund ta shihni edhe në këto foto, sytë e qingjit janë të mëdhenj dhe të vendosur dy e nga dy brenda zgavrës së syrit shumë pranë njëri-tjetrit .

Qingji nuk ka hundë, por në vend të saj është bishti.

Ngjarja e pazakontë që ka çuditur jo vetëm mbarështuesit e familjes blegtore, por edhe gjithë fshatin dhe ka ndodhur në familjen e Edmir Merkaj 37 vjeç banues në fshatin Vreshtas.

Ai thotë se, delja e ka bërë qingjin e saj në një proces normal linjde, ndërkohë që nuk e nuk di se përse ka ndodhur kjo.

Ndonëse me anomali, blegtori i ka dhënë për të pirë qumësht me biberon, por për shkak se qingji nuk kishte hundë është mbytur teksa konsumonte qumështin.

Sipas ekspertëve të fushës së veterinarisë,të tilla fenomene vijnë për shkak të gabimeve gjenetike, që mund të ndodhin 1 në 1 mijë raste dhe sjellin anomali të tilla.